Samsung dorëzohet përballë rivalit vendas LG

featured
Press Online
30 Qershor 2023, 00:38

Raportohet se Samsung ka nënshkruar një marrëveshje për panelet OLED të LG raportoi Reuters.

LG Display do të furnizojë Samsung me panele OLED të segmentit të lartë prej 77-inç dhe 83-inç, një marrëveshje e cila do të sigurojë fitime për LG në një treg me konkurrencë nga rivalët Kinezë.

Është hera e parë që Samsung blen panele OLED nga rivali Koreano-Jugor pas disa vitesh spekulime rreth marrëveshjeve të ngjashme. Gjithashtu është një pranim i disfatës nga Samsung që ndaloi të prodhuari televizorë OLED në 2015-ën duke cituar koston e lartë.

Samsung vendosi të përqendrohet tek panelet më inferiore QLED për televizorët e saj, një variancion i LED LCD, por modelet OLED ka dominuar segmentin Premium.

Kompania u rikthye tek OLED me televizorin e parë QD-OLED lançuar vitin e kaluar dhe Samsung Display furnizon me panele OLED Sony për televizorin QD-OLED.

Reuters raportoi se LG Display tani do të furnizojë Samsung me 2 milionë panele OLED në 2024-ën, 3 milionë në 2025 dhe 5 milionë në 2026.

Aktualisht LG ka 50 përqind të tregut të televizorëve OLED ndjekur nga Sony me 26 përqind dhe Samsung vetëm 6 përqind.

Edhe pse Samsung ka dominuar tregun global të TV për 17 vite me radhës, konkurrenca e egër nga rivalët Kinezë dëmtoi rëndë gjigantin Korean. /PCWorld Albanian

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter