Kuvendi sot miratoi ndryshimet e Kodit Penal në lexim të parë, me 69 vota për nga ana deputetëve. Përveç anulimit të ndryshimeve të shumë diskutuara në opinion për uljen e dënimve për keqpërdorimin e detyrës zyrtare që u bënë në vitin 2023, me ndryshimte fundit do të shtohen edhe vepra të reja penale.
Me ndryshimet e propozuara vendoset vepër e re penale – inkriminimin e “Keqpërdorimit të regjistrimit, fotografisë, regjistrimit audio ose shkrimeve të tjetrit me përmbajtje eksplicite seksuale”. Kryhet edhe harmonizimi i mëtejshëm me Konventën e Stambollit, duke ripërcaktuar veprën penale “Lëndim trupor” nga neni 130 i Kodit Penal, duke hequr ndjekjen penale me propozim në rastet kur vepra penale është kryer gjatë kryerjes së dhunës me bazë gjinore, dhunës ndaj grave ose dhunës në familje ose nga urrejtja ose kundër një personi që është veçanërisht i prekshëm për shkak të moshës, aftësive të kufizuara të rënda fizike ose mendore ose shtatzënisë, me ç’rast kjo formë e veprës penale do të ndiqet penalisht sipas detyrës zyrtare në përputhje me dispozitat e Konventës së Stambollit.
Për shkak të dobësive të identifikuara në praktikë, e me qëllim tejkalimin e tyre, propozohet të vendosen dy forma të reja të veprës penale “Trafikimi me fëmijë”, me qëllim tejkalimin e situatës me lypjen.
Propozimi i ligjit përmban edhe dispozita për harmonizimin e veprave penale kundër sigurisë në trafik dhe sekuestrimit të objekteve me paketën e projekt-ligjeve që lidhen me projektin “Qyteti i Sigurt” (Safe city).


