Një aksident trafiku i ndodhur më 3 janar 2026 në fshatin Slivovë të Graçanicës ka përfunduar me fatalitet.
Sipas raportit të Policisë, viktima ka ndërruar jetë në QKUK teksa ishte duke u trajtuar, njofton Dukagjini.
“Lidhur me rastin është raportuar se viktima femër kosovare, e cila ka qenë duke u trajtuar në QKUK, me 10.01.2026 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti po trajtohet nga organet kompetente.


