Një ndryshim ka ndodhur në fund të procesit të numërimit të votave nga zgjedhjet e 28 dhjetorit. Partia Demokratike e Kosovës ka rikthyer ulësen e 23-të në Kuvend, duke ia marrë një Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila tani ka rënë në 14 ulëse nga 15 sa kishte sipas rezultateve preliminare.
Lëvizja Vetëvendosje, fituese e zgjedhjeve, mbetet në 57 ulëse, duke marrë një nga PDK-ja që sipas rezultateve fillestare kishte 23 ulëse.
Me këtë ndryshim, Bekim Haxhiu i PDK-së rikthehet në Kuvend. Në këtë proces, Fadil Hadërgjonaj nga LDK-ja humb ulësen që kishte marrë më parë.
Ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar gjithsej 6 ulëse në Kuvend.


