Juventusi synon të përforcojë repartin ofensivë në merkaton e janarit, duke vënë në shënjestër një qendërsulmues të nivelit të lartë për fazën e mbetur të sezonit.
Kriza në sulm është bërë e dukshme te bardhezinjtë, pas formës zhgënjyese të Jonathan David dhe dëmtimit afatgjatë të Dusan Vlahovic.
Në listën e objektivave janë futur Alexander Sorloth i Atletico Madridit, si dhe sulmuesi i Al-Hilal, Darwin Nunez, të cilët konsiderohen zgjidhje potenciale për majën e sulmit.
Ndërkohë, Nunez po mendon mundësinë e largimit nga Arabia Saudite, por paga e tij shumë e lartë mund të bëhet pengesë për klubin torinez.
Megjithatë, Juventusi duket i vendosur të gjejë përforcimin e duhur në sulm dhe pritet që javët e ardhshme të jenë vendimtare për ecurinë e negocimeve.



