Rio Ferdinand ka kritikuar vendimet e transferimeve të Manchester United, duke theksuar dy lëvizje që, sipas tij, kanë dëmtuar klubin dhe vazhdojnë të ndikojnë negativisht te performanca e skuadrës.
Pas barazimit 1-1 ndaj Leeds, Ferdinand foli për Benjamin Sesko, i cili nuk po përdoret sa duhet, dhe sugjeroi se United duhet të kishte nënshkruar me Victor Osimhen vitin e kaluar.
“E kam thënë edhe më parë se ata nuk duhej ta kishin shitur kurrë Danny Welbeck. Nuk mund ta besoja që e lamë të shkonte. Tani po shohim pse isha i vendosur për këtë, sepse ai po shënon gola te Brighton dhe është një lojtar tek i cili mund të mbështetesh”, tha Ferdinand.
Ai shtoi se situata e Sesko është e një rëndësie të madhe. “Ne nuk e luajmë topin mjaftueshëm tek ai. Ai është një punë në zhvillim e sipër dhe duhet të marrë më shumë topa”.
Ferdinand gjithashtu theksoi nevojën për transferime të tjera.
Kritikat e Ferdinandit përqendrohen në menaxhimin e lojtarëve ofensivë dhe vendimet e gabuar të United për largimin e lojtarëve që po tregojnë vlerën e tyre në klube të tjera.



