Me më shumë se 17,000 aksidente trafiku dhe mbi 27,000 viktima për katër vjet, statistikat shtetërore tregojnë se Republika e Maqedonisë së Veriut ka një rritje të vazhdueshme të rreziqeve në trafik. Në këtë kontekst, po lançohet sistemi më i gjerë për kontrollin automatik të trafikut “Qyteti i Sigurt”, i cili tashmë ka regjistruar dhjetëra mijëra shkelje në ditë gjatë periudhës së testimit, duke ngritur pyetjen nëse teknologjia e avancuar mund ta ndërpresë ciklin në rritje të aksidenteve rrugore.
Numri i aksidenteve, sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, i cili në vitin 2021 ishte 4.069, në vitin 2022 u ul pak në 3.952. Por, në vend se të vazhdojë trendi në rënie, tashmë vitin e ardhshëm shifra sërish rritet në 4.274, ndërsa në vitin 2024 arrin 4.526 aksidente.
Paralelisht me numrin e aksidenteve, rritet edhe numri i viktimave. Pas uljes së dukshme në vitin 2022, kur u regjistruan 6.420 viktima, sërish vijon rritje – 7.105 në vitin 2023 dhe 7.298 në vitin 2024. Krahasuar me pikën më të ulët në vitin 2022, bëhet fjalë për rritje prej pothuajse 900 persona në afat prej vetëm dy vjet.
Veçanërisht alarmante është rritja e numrit të viktimave. Ndërsa në vitin 2021 kanë humbur jetën 116 persona, në vitin 2022 rritet në 124, në vitin 2023 arrin 127, ndërsa në vitin 2024 shënon vlerë më të lartë – 142 viktima.
Pjesa më e madhe e viktimave në vitin 2024 janë shoferë, gjithsej 85, ndërsa vijojnë 33 udhëtarë dhe 24 këmbësorë. Edhe pse numri i këmbësorëve të vdekur shënon ulje të lehtë, humbja e jetës së shoferëve është më e lartë në katër vitet e fundit.
Rritje shënojnë edhe lëndimet. Personat me lëndime më të lehta dhe më të rënda, të cilët në vitin 2021 ishin 6.659, në vitin 2022 ulen në 6.296, por në vitin 2023 rriten në 6.978, ndërsa në vitin 2024 arrijnë 7.156 të lënduar.


