Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditura të dhënat më të reja nga Qendra e Numërimit të Rezultateve (QNR) lidhur me votimin me postë.
Sipas rezultateve të përpunuara deri më tani, rreth 25 për qind e votave janë numëruar, ku Lëvizja Vetëvendosje po dominon bindshëm me 69.52 për qind të votave, përkatësisht 4 mijë e 327 vota, njofton Dukagjini.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) renditet e dyta me 702 vota ose 11.28 për qind, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) zë vendin e tretë me 587 vota, që përbëjnë 9.43 për qind të totalit.
Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), deri më tani janë numëruar 23 nga 92 kuti, apo rreth 25 për qind e votave me postë.
Procesi po zhvillohet gradualisht dhe rezultatet mbesin ende preliminare.
Rezultatet e publikuara nga KQZ-ja mund t’i shihni këtu.



