Një shtetas turk 22-vjeçar është vrarë me thikë gjatë natës së Vitit të Ri para një objekti gastronomik në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. I dyshuari është në arrati dhe po kërkohet. Përveç shtetasit turk të vrarë, në incident është plagosur rëndë edhe një person tjetër.
Një shtetas turk 22-vjeçar është vrarë me thikë gjatë natës së Vitit të Ri para një objekti gastronomik në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. I dyshuari është në arrati dhe po kërkohet.
Përveç shtetasit turk të vrarë, në incident është plagosur rëndë edhe një person tjetër.
“Bëhet fjalë për një fragment metalik, i cili për momentin nuk mund të specifikohet me detaje. Por menjëherë sapo të kemi informacion, do të ndahet me publikun. Ka disa teori për rastin se si u plagos fëmija. Sapo të përcaktojmë saktësisht arsyet për shkaktimin e kësaj dëmtimi të rëndë trupor, do ta informojmë publikun në mënyrë të përshtatshme”, deklaroi Toshkoski.
Për natën e Vitit të Ri në Shkup nga fishekzjarrët janë plagosur 7 persona, ndërsa një person është plagosur vetë me armë gjuetie në Manastir. Toshkoski tha se në vend ka pasur 31 vepra penale, 23 aksidente rrugore, nga të cilat 2 me lëndime të rënda trupore. Janë arrestuar 49 persona për arsye të ndryshme, kryesisht për tregti ilegale droge dhe për shkelje të rendit dhe qetësisë publike. Ministri vlerësoi se nata e Vitit të Ri në Maqedoni kaloi kryesisht pa incidente, përveç dy incidenteve serioze, me shtetasin turk dhe me fëmijën dyvjeçar. (Tv21)


