Superliga shqiptare e futbollit ka nisur këtë të dielë me raundin e 15-të. Në stadiumin ‘Adush Muça’ të Ballshit, Bylisi dhe Teuta barazuan 1-1. Të dy golat e takimit janë shënuar në pjesën e dytë.
Duhej minuta e 76-të që sfida të zhbllokohej. Muço Boçi kaloi Teutën në epërsi, por ky avantazh nuk zgjati shumë. Ibrahim Moustapha në minutën e 82-të barazoi ndeshjen duke bërë që dy skuadrat të ndanin nga një pikë.
LEXO EDHE: Analiza / Pse presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, po punon kaq shumë për t’i bërë qejfin Presidentit Trump?
Për momentin Teuta me 23 pikë mban vendin e katërt në renditje, ndërsa Bylis me 14-të pikë ndodhet në pozitën e tetë. Sot në orën 18:00 luhet derbi mes Tiranës dhe Partizanit në ‘Air Albania’.

LEXO EDHE: Formula 1/ Titulli me ‘fotofinish’, Lando Norris me McLaren kampion bote për herë të parë, zbret Verstappen nga froni pas 4 vitesh!
Nesër në orën 16:00, Egnatia pret Vorën, ndërsa në orën 19:00 luhen kryendeshja Elbasani – Vllaznia dhe Flamurtari – Dinamo.







