Vëllaznimi ia shkakton humbjen e parë Bashkimit

featured
Press Online
04 Dhjetor 2025, 21:29

Vëllaznimi ia ka shkaktuar humbjen e parë Bashkimit në këtë edicion të ProCredit Superligës.

Në takimin e zhvilluar në Gjakovë, kuqezinjtë fituan 70:74 (15:15, 16:26, 23:17, 16:16) në javën e tetë të elitës.

Valon Bunjaku kishte 16 pikë e gjashtë kërcime te Portokallezinjtë, derisa te kuqezinjtë më i dalluari ishte Jericole Hellems me 22 pikë e dhjetë kërcime.

Bashkimi ka shtatë fitore e një humbje, kurse Vëllaznimi dy fitore e gjashtë humbje.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter