Çështje e kryer, Milani siguron transferimin e anësorit 20 vjeçar nga Kolumbia

featured
Press Online
04 Dhjetor 2025, 20:58

Juan Arizala do të jetë futbollisti më i ri i Milan.

Anësori 20-vjeçar ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij në Kolumbi me Independiente Medellín, për të nisur një të re në Serie A.

Igli Tare ka mbyllur akordin me klubin dhe lojtarin, duke kryer kështu transferimin e parë të merkatos së dimrit. Kosto e transferimit të Arizala do të jetë vetëm 3 milionë euro.

Kjo është shitja më e madhe që klubi i Independiente Medellín ka bërë në histori. Përsa i përket futbollistit, vlera e tij aktuale në “Transfermarkt”, është vetëm 250 mijë euro.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter