Mëngjesi i sotëm do të jetë më i ftohtë, me mundësi për shfaqje mjegulle në disa lugina dhe ultësira pranë lumenjve. Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi jugor.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 deri në 4 gradë, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 16 deri në 21 gradë.
Në Shkup, mëngjesi do të jetë më i ftohtë, dhe në disa pjesë të luginës do të ketë mjegull. Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë juglindore. Temperaturat minimale do të zbresin deri në 2 gradë, ndërsa ato maksimale do të arrijnë deri në 18 gradë.
Nën ndikimin e presionit të lartë atmosferik, pason një periudhë me mot të qëndrueshëm dhe të thatë, me mëngjese më të ftohta, ndërsa temperaturat ditore do të jenë në rritje, veçanërisht gjatë ditëve të fundjavës. Në orët e paradites, në disa lugina dhe ultësira pranë lumenjve, do të ketë kushte për shfaqje mjegulle.(PressOnline.al)


