Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, u është përgjigjur akuzave se mori pjesë në protestën e Tiranës për fushatë.
Rama tha se kjo nuk është çështje politike, por kombëtare.
“Me i mbrojt vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është çështje që na takon të gjithëve, përtej partive politike”, tha Rama në Euronews.
Ai përmendi se qysh moti Prishtina ka themeluar zyrën për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së.
“Prandaj po them nuk është çështje e ditëve të fundit, nuk është çështje politike, është çështje më e madhe, çështje kombëtare”, theksoi Rama. (Express)