Angelina Jolie mbetet një nga ikonat më të bukura të Hollywood-it, edhe në moshën 50-vjeçare. Me një pamje që sfidon vitet, aktorja fituese e Oscar-it ka ruajtur hijeshinë dhe freskinë e saj falë një rutine të qëndrueshme e natyrale për kujdesin e lëkurës.
Ekspertët e bukurisë kanë zbuluar se sekreti i saj nuk qëndron në trajtime luksoze apo ndërhyrje drastike, por në kujdesin e rregullt që ajo ka ndjekur që në rini.
Dermatologia e saj prej shumë vitesh, Rhonda Rand, tregoi për “Refinery 29” se Angelina nisi të kujdesej për lëkurën në mënyrë profesionale që në fillimet e karrierës.
Angelina është shumë e disiplinuar. Ajo përdor gjithmonë krem mbrojtës nga dielli, produkte natyrale, pastrues të butë dhe antioksidantë. Ndonjëherë përdor acide alfa-hidroksi ose acid glikolik për rigjenerimin e qelizave të lëkurës. Nuk përdor skrabe të ashpra apo kimikate të rënda
-shpjegoi Rand.
Aktorja përdor grim vetëm kur është në punë dhe i kushton vëmendje të madhe pastrimit të plotë të fytyrës në fund të ditës, duke mos lënë asnjë gjurmë make-up-i.
Një tjetër sekret i rëndësishëm është hidratimi i përditshëm dhe përdorimi i kremit me SPF, që e mbron nga dëmtimet e diellit. Herë pas here, Jolie i nënshtrohet trajtimeve të buta me lazer për të rifreskuar dhe ndriçuar lëkurën.
Ajo nuk duket plastike sepse nuk ka bërë asgjë drastike. Ka gjene të shkëlqyera, por edhe shumë kujdes të qëndrueshëm. Me kalimin e viteve, duket gjithnjë e më e bukur
-tha dermatologia e saj.
Me një rutinë të thjeshtë, përkushtim të vazhdueshëm dhe një qasje natyrale ndaj bukurisë, Angelina Jolie vazhdon të jetë shembulli më i mirë se rinia nuk varet nga ndërhyrjet, por nga kujdesi i përditshëm dhe dashuria për veten.