Rita Ora po përgatitet për një rikthim të madh në muzikë me albumin e saj të katërt në studio dhe një turne ndërkombëtar që do të nisë në vitin 2026.
Këngëtarja shqiptaro-britanike, e njohur për hitet “Anywhere” dhe “For You”, ka zbuluar se është gati të fokusohet sërish në muzikë pas disa vitesh të angazhuara në aktrim dhe projekte televizive.
Padyshim që do të dalë një album. Jam shumë e përqendruar në këtë projekt dhe do të nis turneun – nuk kam bërë turne që nga viti 2018
-tha Rita në një intervistë për një stacion radiofonik në Melbourne.
Artistja 34-vjeçare konfirmoi se turneu do të përfshijë Australinë dhe Zelandën e Re, të cilat i konsideron si “shtëpinë e saj të dytë” pas martesës me regjisorin nga Zelanda e Re, Taika Waititi.
Do të shkoj 100 për qind në turne në Australi, pastaj në Zelandën e Re dhe më pas do të kthehem përsëri – është si shtëpia ime e dytë
-shtoi ajo.
Krahas muzikës, Rita ka zbuluar se do të publikojë edhe një dokumentar personal që përmbledh tetë vite nga jeta dhe karriera e saj.
E kam filmuar veten për tetë vitet e fundit dhe një ditë do të më duhet të përdor ato pamje filmike. Ka pasur momente të çmendura – dhomat e zhveshjes janë përmbytur, veshjet s’kanë mbërritur në kohë, ndonjëherë s’kam pasur as grimier
-rrëfeu ajo për “The Sun”.
Rita Ora pritet të sjellë muzikë të re dhe energji të re në skenë, duke i dhënë fund pauzës së gjatë që ka lënë pas turneut të fundit të saj në vitin 2018.