Tentuan të largohen/ Nëna dhe motra e autorit të vrasjes masive në Serbi, kapen në kufirin e Maqedonisë

featured
Press Online
25 Qershor 2023, 11:37

Nëna dhe motra e 13-vjeçarit Kosta Ketsmanoviq, i cili muajin e kaluar vrau 9 shokë të klasës dhe një roje në shkollën fillore “Vladimir Ribnikar” në Beograd, gjatë ditës së djeshme u përpoqën të largoheshin nga Serbia, por u ndaluan në pikën kufitare “Prohor Pçinjski”, rrugës për në Maqedoni, raportojnë mediat serbe, përcjellë Klan M.

Babai i djalit ndodhet në paraburgim, i cili në fillim të muajit iu zgjat edhe për 30 ditë të tjera, për shkak të dyshimeve se e ka trajnuar djalin për të qëlluar, si dhe për të siguruar armën e tij sipas ligjit.

Prokuroria po kontrollon gjithashtu nëse M.K, nëna e djalit, autoritetet dyshojnë se ajo ka neglizhuar dhe abuzuar me djalin vrasës përpara se të kryente krimin. Nëse vërtetohet se ajo e ka kryer këtë vepër, ajo dënohet me burgim deri në tre vjet. Për momentin nuk dihet se cili ka qenë destinacioni përfundimtar, Maqedonia apo Greqia.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter