Zbulohet shkaku i vdekjes së aktores Diane Keaton!

featured
Press Online
16 Tetor 2025, 14:18

Aktorja e njohur, Diane Keaton, ndërroi jetë më 11 tetor në moshën 79-vjeçare, si pasojë e pneumonisë, konfirmoi familja e saj për revistën People. Familja shprehu mirënjohje për mesazhet e dashurisë dhe mbështetjes që morën dhe sugjeroi që çdo donacion në kujtim të saj të bëhej për banka ushqimore lokale ose strehë për kafshë, pasi Keaton ishte e apasionuar pas kafshëve dhe e përkushtuar ndaj komunitetit të pastrehë.

Shëndeti i aktores ishte përkeqësuar papritur në muajt e fundit, duke i shqetësuar miqtë dhe familjen, ndërsa ajo e kishte mbajtur të fshehtë gjendjen. Ndryshime të tjera në jetën e saj, si shitja papritmas e “shtëpisë së ëndrrave” në Los Angeles për 29 milionë dollarë, treguan se diçka po ndodhte në jetën personale. Keaton, e njohur për shëtitjet e përditshme me qenin e saj, Reggie, nuk ishte parë në publik për muaj të tërë. Postimi i fundit në Instagram në prill tregonte një Diane të lumtur dhe të shëndetshme.

Në aspektin personal, Keaton nuk u martua kurrë, por pati lidhje me Al Pacino për rreth dy dekada si dhe me regjisorin Woody Allen dhe aktorin Warren Beatty. Së fundmi, kompozitorja fituese e cmimit Grammy Carole Bayer Sager, mikeshë e ngushtë e Keaton, foli për gjendjen e aktores së famshme përpara se ajo të ndërronte jetë. “E pashë dy ose tre javë më parë dhe ishte shumë e dobët. Kishte humbur shumë peshë”, rrëfeu Sager për revistën People. Keaton e kishte kaluar pjesën e mbetur të vitit në Palm Springs pas dëmtimeve që pati shtëpia e saj nga zjarret e janarit në Los Angeles. Ajo e përshkroi Diane si një dritë magjike për të gjithë, si një njeri që rrezonte lumturi dhe optimizëm.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter