Arrestohet 30 vjeçari për vjedhje të rëndë

featured
Press Online
16 Tetor 2025, 11:00

Më 14.10.2025, rreth orës 17:30, në një qendër tregtare në rajonin e Karposhit në Shkup, zyrtarët policorë nga SPB Shkup arrestuan M.A. (30) nga fshati Gllumovë i Shkupit, për shkak të kryerjes së veprës penale “vjedhje e rëndë” sipas nenit 236 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Personi, me udhëzim të Prokurorit Publik, u mbajt në Stacionin Policor dhe pas kompletimit të provave, në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike të Shkupit, më 15.10.2025 u nxor para gjyqtarit të procedurës paraprake, i cili i caktoi masën e paraburgimit.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter