Kryeministri Dimitar Kovaçevski vizitoi edhe fabrikën SHA “Evropa” në Shkup.
Kjo kompani është pjese e tregut vendor për gati mbi 140 vjet.
Sipas Kovaçevskit, përkrahja financiare e shtetit që e ka marrë kjo kompani nga Shkupi ka ndihmuar dukshëm në përparimin e tyre përkundër sfidave aktuale. Edhe sot ato janë një kompani industriale e qëndrueshme me një prodhim prej rreth 5000 tonë në vit të shitura në tregun e huaj dhe atë vendas, informon PRESSonline.al.
“Është shumë bukur të shohësh progresin e kompanisë në të cilën jemi sot, SHA “Europa” Shkup, e cila është marka jonë vendore, njëkohësisht evropiane dhe botërore për çokollata, vafël, karamele.
Kovaçevski kujtoi se gjatë pandemisë, me mbështetjen e shtetit, si përfituese e masës së Qeverisë për përballjen me krizën COVID-19, kompania ka blerë pajisje të reja për prodhimin e produkteve të kakaos dhe çokollatës.
Në vitin 2019, në përputhje me Ligjin për Mbështetjen Financiare të Investimeve, SHA “Evropa” është përfituese e mbështetjes së re financiare shtetërore për një projekt investues. Gjithsej ndihma shtetërore e paguar për kompaninë në këtë bazë është 165 mijë euro (10.000.000 denarë). Dhe në këtë moment kompania shfrytëzon mbështetjen financiare të shtetit mbi 66 mijë euro, mbi këtë bazë.
“Ne si Qeveri, pikërisht për të mbështetur investimet vendore, krahas investimeve të huaja, në vitin 2018 kemi inicuar Ligjin për mbështetjen financiare të investimeve, i cili është miratuar edhe në Kuvend. Vetëm vitin e kaluar, në bazë të këtij ligji, shteti ka dhënë 23 milionë euro ndihmë direkte financiare për mbi 410 kompani, që është mbështetja më e madhe shtetërore për kompanitë vendore deri më tani, që nga pavarësia e shtetit, theksoi kryeministri Kovaçevski.
Siç shtoi kryeministri Kovaçevski, sollëm një paketë masash kundër krizës prej 760 milionë eurosh, që është pakoja më e madhe e ndihmës shtetërore në rajon, sipas të dhënave të BERZH-it.
Kryeministri tha se përveç mbështetjes financiare të kompanive vendase, “po rriten edhe pagat, të cilat janë edhe në nivelin më të lartë historik” dhe vuri në dukje pagën mesatare mujore neto të paguar për punonjës, e cila në prill ka arritur mbi 36.000 denarë dhe paga minimale, e cila nga marsi i këtij viti është mbi 20.000 denarë. Gjithashtu, siç theksoi kryeministri Kovaçevski, vitin e kaluar, viti më i rëndës i krizës për të gjithë botën, e përfunduam me një shumë historikisht rekord të investimeve të huaja direkte në vend prej 753.8 milionë euro; janë 16.900 vende pune në zonat e zhvillimit teknologjiko-industrial, me paga mbi mesataren kombëtare; papunësia në vitet e fundit është ulur me 8 pikë përqindjeje; shkalla kumulative e punësimit për të njëjtën periudhë u rrit me 9.5 për qind; inflacioni është në një prirje rënëse dhe ra nga 19.8 për qind në tetor 2022 në 11.3 për qind muajin e kaluar, me inflacionin që pritet të bjerë në 8 për qind në vitin 2023.
Kovaçevski paralajmëroi se Qeveria do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm kompanitë vendase.
(PRESSonline.al)



