Kandidati për kryetar të komunës së Tearcës nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Nazim Taipi, së bashku me kryetarin e ASH-së, Arben Taravari dhe deputetin Halil Snopçe, realizuan një takim me deputetin Bejxhan Iljaz dhe strukturat lokale të Partisë Demokratike Turke (PDT) në komunën e Tearcës, informon PressOnline.al
Ky takim u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe konstruktive, ku palët diskutuan rreth programit të Aleancës Kombëtare për Integrim dhe vizionit të përbashkët për zhvillimin e Tearcës.
Në fokus të diskutimeve ishin bashkëpunimi ndërpartiak, zhvillimi lokal dhe përfshirja e të gjitha komuniteteve në proceset vendimmarrëse. Palët u dakorduan për një bashkëpunim të ngushtë dhe të vazhdueshëm gjatë katër viteve të ardhshme, me qëllim të përbashkët: mirëqenien e qytetarëve të Tearcës.
“Ky është shembulli i politikës që bashkon, jo ndan. Bashkë për Tearcën që duam, me Tearcën në zemër,” – u shpreh kandidati Nazim Taipi pas takimit.