Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi për fillimin e votimit për zgjedhjet lokale ka thënë se votimi në gjitha qendra e votimit në Kosovë na nisur me kohë.
“Duke u mbështetur në informacionet e pranuara nga ana e KQZ-së, procesi i votimit për zgjedhjet për kryetar të komunave dhe për kuvendet komunale ka nisur në të gjitha qendrat e votimit në Republikën e Kosovës, me përjashtim të ndonjë vonese në ndonjë vend votim të caktuar“, tha Elezi.
Ndër të tjera ai shtoi se janë 948 qendra të votimit në Kosovë.
“Sot procesi i votimit zhvillohet në 948 qendra të votimit me gjithsej 2 mijë e 600 e 25 vend votime, prej të cilave 910 janë qendra të rregullta të votimit“, deklaroi ai. /21Media


