Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vjen e trajtuar 360 gradë nga Top Albania Radio me të ftuar në studio, lidhje direkte dhe komunikim direkt me dëgjuesit përmes rrjeteve sociale.
#lft është shoqëruesi ideal kur jeni në lëvizje, për të dëgjuar muzikë të mirë si edhe për të dëgjuar intervistat me protagonistët e ditës si dhe temat që zgjojnë debat. I ftuar sot në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ishte Niko Komani për të na njohur me trendet e vjeshtës dhe për të komentuar veshjet dhe stilet e disa nga figurave më të dashura televizive. Ai u shpreh:
Më pëlqeu treguan seriozitet. Më pëlqeu energjia e tyre. Ngjanin bukur ngjanin pastër, kemi parë në sezonet e kaluara që edhe stononin. Një panel ku duhet të jenë në të njejtat ujëra. Rudina dhe Ema u veshën më bukur. Ajo që mbase mund të stononte ishte Rozana me fustan të tjerat me kostum, por më pëlqeu shumë.

Mua më ka pëlqyer më shumë Marina, sillte stile të ndryshme, guxonte më shumë. Borën dua ta shoh me një stil tjetër fustani jo ai fustani aq klasik. Sezonin e kaluar e pashë me fustane që e rrisnin në moshë.








