Kim Kardashian tërhoqi gjithë vëmendjen në Javën e Modës në Paris, ku u shfaq me një transformim të papritur që e bëri të dukej thuajse identike me nënën e saj, Kris Jenner.

Ylli 44-vjeçar debutoi një prerje flokësh të shkurtër në stilin “pixie”, të ngjashëm me modelin ikonik të Kris-it, gjatë pjesëmarrjes në sfilatën e Maison Alaïa të premten.

Themeluesja e markës SKIMS zgjodhi një fustan të zi pa rripa, me material gjysmë transparent që theksonte linjat e saj karakteristike, të kombinuar me një xhaketë lëkure të hedhur mbi supe dhe taka elegante.

Pamja e saj ndërthurte sensualitetin me elegancën, duke bërë që fotografët dhe të ftuarit të përqendrojnë vëmendjen te ajo.
Më herët gjatë ditës, Kim mori pjesë edhe në sfilatën e Maison Margiela, ku u shfaq me një pallto gri dhe çizme lëkure, e shoqëruar nga motra e saj Kylie Jenner, e cila tërhoqi po ashtu vëmendjen me një bluzë të bardhë të thurur.

Në event ishin të pranishme edhe emra të njohur si Rosalia, Gwendoline Christie dhe Vittoria Ceretti.
Kjo paraqitje shënon rikthimin e parë të Kim në Paris pas pesë muajsh, që nga dëshmia e saj në gjyqin për grabitjen e bujshme të vitit 2016, ku ajo u përball drejtpërdrejt me hajdutët që i morën bizhuteritë me vlerë miliona dollarë.

Këtë herë, Kardashian u rikthye në qytetin e modës me një vetëbesim të ri dhe një pamje që tregon se ngjashmëria me Kris Jenner nuk është vetëm trashëgimi gjenetike, por edhe një zgjedhje e guximshme stilistike.







