Shkup, 1 tetor – Në një anketë të realizuar nga Shoqata për Gazetari të Pavarur “Ekspres Media” – Shkup për portalin PressOnline.al, gjatë periudhës 1 – 30 shtator 2025, janë përfshirë 1,000 qytetarë të Komunës së Çairit, të përzgjedhur në mënyrë rastësore sipas parametrave demografikë të zonës.
Anketa përfshinte një pyetje të vetme:
Cilin nga kandidatët do ta votonit në zgjedhjet lokale të 19 tetorit në Komunën e Çairit?
Rezultatet e sondazhit tregojnë se:
-
Bujar Osmani (koalicioni AKI/BDI) – 53.5 %
-
Izet Mexhiti (koalicioni VLEN/LD) – 46.5 %

Sipas këtyre të dhënave, Bujar Osmani prin me 7 % përpara Izet Mexhitit në garën për kryetar të Komunës së Çairit.

Përbërja demografike e kampionit
-
Shqiptarë: 70 %
-
Boshnjakë, Turq dhe Romë (së bashku): 20 %
-
Maqedonas: 10 %
Pjesëmarrësit janë shpërndarë sipas grupmoshave:
18–29 vjeç (20 %), 30–44 (30 %), 45–64 (35 %) dhe mbi 65 vjeç (15 %).
Raporti gjinor: 50 % meshkuj dhe 50 % femra.
Anketa është zhvilluar me metodën “simple random sampling”, me nivel besueshmërie 95 % dhe gabim të mundshëm të mostrës (+/-2.8 %). Gabimi i diferencës midis kandidatëve është (-/+ 2 %). Totali i respondentëve: 1,000.



