Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.
Durability/iOS
Po flasim për iPhone-at e rinj, dhe këtë herë fjala “durability” nuk është thjesht për marketing – është realitet. iPhone Air po del si telefoni më i fortë që Apple ka prodhuar ndonjëherë. Ka video ku njerëzit e hedhin, e përplasin, madje njëri e shtypi me një “kamion”. Po, xhami para dhe pas u thye, por telefoni vazhdonte të punonte normalisht. Ky është momenti kur themi: “Ky s’është telefon, ky është Tank.”
Nga ana tjetër, iPhone 17 Pro ka një dobësi të vogël: kamera. Gunga e kamerës gërvishtet shumë lehtë. Ironia? Telefoni i reziston një rënieje nga kati i tretë, por një monedhë në xhep i bën çiz. Pjesa tjetër e trupit është jashtëzakonisht e fortë, falë Ceramic Shield 2 që e kanë të gjithë modelet e reja. Sa për ngjyrat, portokallia ka qenë më e diskutuar se vetë telefoni: disa e urrejnë, Apple thotë që është “sold out”. Disa po thonë që portokallia është e zeza e re, por unë mendoj se kjo është diçka shumë e çuditshme ta thuash.
Ndërkohë, ka dalë iOS 26 me dizajnin e ri “Liquid Glass”. Shumë njerëz e kanë shkarkuar, disa edhe pa e ditur nga automatic updates. Rezultati? Telefoni yt duket sikur po merr pjesë në “sportet olimpike”: nxehet më shumë, bateria bie më shpejt. Por mos u tremb – kjo ndodh vetëm javën e parë, sepse sistemi po optimizohet në prapaskenë. Pas një jave, çdo gjë normalizohet.
Pra, ka pozitive dhe negative: me update-in merr funksione të reja, animacione më smooth, pamje më “fresh” – por ke pak probleme me baterinë. Unë personalisht nuk e shoh si problem, se në fund të ditës s’kemi pse bëjmë gara me baterinë. Por po, për ata që po ndjekin emisjonin tim, është një sakrificë.



