Deputetja e PS-së Klodiana Spahiu, gjatë fjalës së saj në Kuvend, iu përgjigj deputetëve demokrat, teksa tha se në Kuvend ka pasur burra shteti dhe do vazhdojnë të jenë burra të mençur dhe të zgjuar.
Ndërsa po ashtu ajo ftoi deputetwt që të jenë të kujdesshëm me fjalët.
“Të gjitha ato 19 projektligjet që ju shikoni, janë të rikthyera sipas rregullores. Ato projektligjet janë diskutuar në Konferencën e Kryetarëve në sesionin e mëparshëm.
Do të doja që ti kujtoja kolegëve opozitarë, që në të vërtetë këtu ka pasur burra shteti dhe do vazhdojnë të jenë burra të mençur dhe të zgjuar. Po krahas burrave të mënçur, shqiptarët fatmirësisht kanë ditur që të mbështesin, gra edhe vajza shumë të mençura.
dhe do të ju sugjeroja të gjithë kolegëve burra, që të jenë të kujdesshëm me fjalët, pasi mund të ofendojnë gratë dhe vajzat e këtij Parlamenti”, tha Spahiu.
Ndërkohë deputetja opozitare, Mesila Doda i kërkoi mazhorancës që t’i japë fjalën opozitës për të diskutuar për programin qeverisës.
“U bë një orë që dëgjojmë mendimet e të dy krahëve, ajo që vë re është fakti që kemi nevojë të flasim. Opozita s’ka arritur të marrë kohën e duhur për të bërë kohën e saj. Të gjithë ne mund të gjejmë zgjidhje dhe të mos dëgjojmë këtë sensibiltetin e shtuar të deputetëve të rinj, jepni mundësinë deputetëve të opozitës të flasin. Ti kthehemi normalitetit”, tha Doda.




