VLEN: 19 tetori do të jetë përgjigjja e qartë ndaj BDI-së dhe hipokrizisë së saj

featured
Press Online
24 Shtator 2025, 08:20

BDI e ka kthyer patriotizmin në mbulesë për korrupsionin dhe klanet e veta. Kur shqiptarët e Likovës pinin ujë me arsen, tenderët numëroheshin në xhepat e të afërmve të pushtetit. Kur qytetarët prisnin investime dhe zhvillim, pushteti i tyre shndërrohej në pazare dhe abuzime.

Sot, retorika e tyre përdoret si dekor për të mbuluar turpin. Por bota tashmë i njeh. Artan Grubi është turpi i listës së zezë të SHBA-ve i kapur për ryshfet dhe korrupsion. Krahu i tij i djathtë, Enver Bexheti, ka shërbyer për të liruar Mijallkovin dhe për të mbrojtur klanin. Ndërsa Përparim Bajrami, në krye të Lotarisë Shtetërore, është sinonim i pazareve të pista, duke ndarë tenderët si plaçkë mes të afërmve të tyre politikë.

Këto nuk janë shpifje, por fakte të dokumentuara nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Patriotizmi i BDI-së është perde e grisur që s’mbulon dot më hajnitë dhe tradhtitë e tyre.

Kur kishin pushtet, nuk i pengonin as Gruevski e as Mijallkovi. Sot, të dëshpëruar, hyjnë në pazare edhe me parti anti-BE dhe anti-NATO, vetëm për të shpëtuar lëkurën e tyre politike. Ky është patriotizmi i rremë që shqiptarët e kanë parë për 20 vite.

Më 19 tetor, shqiptarët do ta mbyllin njëherë e përgjithmonë epokën e patriotizmit të rremë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter