Teoria e thonjve të kuq nuk është thjesht një trend. Ky lloj manikure tërheq vëmendjen e burrave dhe rrit vetëbesimin.
Siç shpjegon psikologia Stephany Meizer, ngjyra e kuqe është shoqëruar gjithmonë me atraktivitetin dhe vetëbesimin.
“Kur dikush është i bindur se thonjtë e kuq e ndihmojnë të dallohet, ai sillet dhe prezantohet ndryshe dhe njerëzit e vënë re”, shpjegoi psikologia Stephany Meizer për Women’s Health.
“Sipas psikologjisë evolucionare, ngjyra e kuqe ka simbolizuar vitalitetin, dominimin dhe pjellorinë për shekuj me radhë”, tha Meizer.
Përveç kësaj, psikologia Rene Solomon thekson se ngjyra e kuqe tërheq vëmendjen, por edhe ndjesia që kanë gratë gjatë mbajtjes së një manikure të tillë është e rëndësishme.







