Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi sot se çmimet me të cilat fermerët i shesin produktet e tyre bujqësore janë rritur për më shumë se 30%, ndërsa shpenzimet e prodhimit janë rritur vetëm rreth 3%, përcjell PressOnline.al.
“Shpenzimet e fermerëve për prodhimin e kulturave bujqësore janë rritur me pak mbi 3%, ndërsa çmimi me të cilin ata i shesin produktet është rritur për më shumë se 30%. Kjo do të thotë që inputi është rritur minimalisht, ndërsa outputi, pra çmimi i shitjes, është rritur dhjetë herë më shumë. Kjo është pozitive – më shumë para për fermerët, më shumë zhvillim për bujqësinë, më shumë ushqim vendor dhe më pak import,” theksoi Mickoski.
Ai shtoi se ky rezultat është një nga prioritetet kryesore të Qeverisë dhe se përkrahja e fermerëve do të vazhdojë, me qëllim të rritjes së prodhimit vendas dhe forcimit të sektorit bujqësor.


