Kumanovari rekordmen: Drejtonte me 3,43 promilë alkool

featured
Press Online
17 Gusht 2025, 10:23

Një 34-vjeçar nga Kumanova është arrestuar mëngjesin e sotëm pasi policia konstatoi se drejtonte automjet nën ndikimin e alkoolit.

Më 16.08.2025 rreth orës 04:48 në Kumanovë, zyrtarë policorë të SPB Kumanovë e privuan nga liria B.N. (34) nga Kumanova, i cili po drejtonte një veturë të tipit “Smart” me targa të Kumanovës, pasi gjatë kontrollit u konstatua se ishte nën ndikimin e alkoolit, respektivisht iu matën 3,43 promilë alkool në gjak, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, MPB paralajmëron kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”.

Pra, për të arritur 3.43 promilë, ky person duhet të ketë konsumuar afërsisht 9–11 birra standarde (0.5L) njëra pas tjetrës.

Me këtë nivel alkooli, shumica e njerëzve mezi qëndrojnë në këmbë, kanë humbje të thella të koordinimit, dhe për disa persona ka rrezik real për koma alkoolike.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter