Blerant Ramadani: Svillarja dëshmon forcën e komunitetit, jam këtu për të dëgjuar dhe sjellë projekte konkrete

featured
Press Online
16 Gusht 2025, 22:29

Kandidati për kryetar të Komunës së Sarajit nga Besëlidhja Aleanca Kombëtare për Integrim, Blerant Ramadani, së bashku me kryetarin aktual të komunës, Iljas Veseli, zhvilloi një vizitë në fshatin Svillare.

Gjatë takimeve me banorët dhe familjet e kësaj zone, Ramadani theksoi se mikpritja, buzëqeshjet dhe solidariteti i njerëzve janë dëshmia më e fortë e forcës së një komuniteti.

“Unë jam këtu për të dëgjuar, për të mësuar dhe për të punuar së bashku me ju, për të sjellë projekte konkrete që do ta bëjnë jetën më të lehtë dhe më të bukur për çdo familje në Svillare dhe në gjithë komunën e Sarajit,” deklaroi ai.

Ramadani theksoi se prioritet i tij do të jetë bashkëpunimi i drejtpërdrejtë me qytetarët dhe zgjidhja e problemeve të tyre përmes veprave konkrete.

Linku i postimit:

https://www.facebook.com/share/p/1CoC8DvUyL/?mibextid=wwXIfr

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter