Ndër gjërat e para që vihen re në pamjen e femrës janë thonjë e saj. Të kesh thonj të kuruar e të bukur të ndihmon që edhe në syrin e personave të krijosh një tjetër përshtypje të mirë. Thonjtë nënkuptojnë delikatesën dhe kujdesin ndaj vetes. Ato luajnë një rol shumë të rëndësishëm tek vajzat. Nëse gjithmonë gjendeni në dilemë tek estetistja në lidhje me se si t’i bëni thonjtë këtë herë, ne ju sugjerojmë t’iu hidhni një sy trenE madhee më cool dhe kreative për këtë sezon.
1. Motivi i dallgëzimit

2. Duart Flasin
Vendosja e emoji-ve në thonjtë tuaj do të ishte shumë cool. Një smile face tek thonjtë tuaj do të transmetonte një tjetër ndjesi sepse jo gjithmonë ne arrijmë ta shprehim gjendjen tonë emocionale menjëherë. Por tek thonjë kjo do të ishte një ide fantastike. Krijojnë atë idenë se thonjtë po shprehen.

3. Mania e logove
4. Flutura
Fluturat janë kthyer në idenë më të pëlqyer për vajzat. Por këtë verë ato gjejnë një përdorim mjaft të gjerë. Një insekt mjaft magjik dhe shumë i bukur teksa pasqyrohet tek thonjë dhe merr një tjetër shkëlqim.

5. Frutat

Pavarësisht se retë ishin një trend i thonjve gjatë periudhës së dimrit ato na japin edhe një tjetër ndjesi këtë verë. Vizatimi i tyre tek thonjtë është një ide mjaft kreative. Përdorimi i ngjyrave të hapura siç janë bojëqielli apo e bardha sjellin më shumë ndjesinë e verës.

7. Double french

Ngjyrat e neonit gjithmonë në stinën e verës janë përdorur gjerësisht sidomos në periudhën e plazhit. Por këtë herë dizajnet e reja tregojnë se kanë pësuar një ndryshim të vogël. Neoni këtë verë është preferuar të përdoret më pak tek thonjtë, për të krijuar një model të veçantë pse jo.

9. Efekti pasqyrë

Vizatimin i luleve është gjithashtu një ide shumë e bukur dhe mjaft e këndshme këtë verë. Lulet të cilat preferohen më shumë janë: Daisy, Lily. Vizatimet e tyre janë kthyer në motive të cilat kohët e fundit kanë filluar të pëlqehen shumë.




