Zgjedhjet lokale: Zekiri, Sadiki dhe Iljazi-Miftari pritet të garojnë për Studeniçanin

featured
Press Online
20 Qershor 2025, 12:08

Edhe pse zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut ende nuk janë shpallur zyrtarisht nga kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, skenari politik në terren ka nisur të marrë formë – veçanërisht në komunat me shumicë shqiptare, ku partitë po kalkulojnë emrat e kandidatëve për garën vendore, shkruan PressOnline.al

Sipas burimeve partiake nga komuna e Studeniçanit, gara pritet të jetë mjaft interesante. Kryetari aktual i komunës, Azem Sadiki, me gjasa do të kandidojë si i pavarur, duke u ndarë nga subjektet politike me të cilat ka garuar më parë.

Nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), kandidati që pritet të rikthehet në garë është ish-kryetari i komunës, Alaudin Zekiri, një emër i njohur për elektoratin lokal.

Ndërkohë, koalicioni opozitar VLEN do të dalë me një kandidate femër – Safije Iljazi-Miftari – e cila synon të sjellë një frymë të re në menaxhimin lokal dhe të sfidojë dominimin tradicional të figurave mashkullore në pushtetin lokal.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter