Ahmeti merr dritën jeshile për nisjen e bisedimeve për zgjedhjet lokale

featured
Press Online
19 Qershor 2025, 19:47

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë qendrore të Bashkimit Demokratik për Integrim, zëdhënësi dhe njëherësh nënkryetari i partisë, Arbër Ademi, në një deklaratë ekskluzive për TS, bëri të ditur se në takim është zhvilluar një debat thelbësor dhe vizionar lidhur me sfidën që e pret vendin dhe shqiptarët në zgjedhjet e ardhshme.

“Pati një diskutim të thellë mbi ‘referendumin’ që kemi përpara: a do të mbrojmë vlerat e barazisë, dinjitetin institucional të komunitetit shqiptar dhe perspektivën evropiane, apo do të normalizojmë poshtërimin, margjinalizimin dhe izolimin?”, deklaroi Ademi.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter