IPKKF “Fidani” ka njoftuar se Agnesa Muaremi është emëruar në detyrën e drejtoreshës së institucionit.
“Me përvojën e saj 18-vjeçare si edukatore në IPKKF “Fidani”, profesionalizmin dhe përkushtimin e dëshmuar ndër vite, znj. Muaremi do ta udhëheqë institucionin me përgjegjësi, integritet dhe vizion, duke vazhduar zhvillimin dhe avancimin e tij.
Në emër të kolektivit të IPKKF “Fidani”, i urojmë mirëseardhje në detyrën e re, shëndet, suksese dhe një mandat të frytshëm, në shërbim të fëmijëve dhe stafit të institucionit”, thuhet në njofitmin e IPKK “Fidani”.






