Dallku: Jam krenar me paraqitjen e ekipit tim, nuk kishim fat tek penalltitë

featured
Press Online
31 Maj 2025, 19:15

Llapi e ka fituar ndeshjen e barazhit ndaj Vushtrrisë.

Skuadra nga Podujeva triumfoi pas penalltive dhe do të vazhdojë të jetë pjesë e Superligës, shkruan GazetaBlic Sport.

Vushtrria nuk ia doli dhe garën do ta vazhdojë përsëri në Ligën e Parë, kurse pas ndeshjes është prononcuar trajneri Armend Dallku.

“Penalltitë janë fat. Duhet të jemi të lumtur për paraqitjen. Ky është futbolli, i falënderoj të gjithë që na kanë mbështetur sot. Jam shumë krenar për ekipin”, përfundoi Dallku,

/GazetaBlic Sport/

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter