Barcelona ka arritur marrëveshje në parim me agjentët e Joan Garcias.
Klubi i ka dërguar tashmë një ofertë pesëvjeçare lojtarit. Garcia do të marrë një vendim përfundimtar gjatë fundjavës, transmeton GazetaBlic Sport.
Portieri 24 vjeçar ka shkëlqyer me paraqitjet e tij tek skuadra rivale e Barcelonës, Espanyol, dhe tashmë po bëhet gati për një tjetër hap të madh në karrierën e tij.
Përveç Barcelonës, në garë për shërbimet e tij janë edhe Arsenal, Newcastle, Aston Villa, Napoli, Interi dhe Bayer Leverkusen, ekipe që i ofrojnë mundësi të ndryshme për minutazh dhe zhvillim.
/GazetaBlic Sport/







