Kryetari i Forumit të Aleancës për Shqiptarët në Çair, Hamza Nuhiu në një postim në rrjetin social Facebook thotë se: “inati apo padija nuk mund ta kuptojnë teknikën e veprimit politik të Arben Taravarit!”
“Si mjek dhe ministër i Shëndetësisë, Arben Taravari ka dëshmuar shumë herë se politika mund të shërbejë për qytetarët kur udhëhiqet nga profesionalizmi dhe ndershmëria. Si kryetar i Aleancës për Shqiptarët, ai vazhdon të mbrojë të drejtat e shqiptarëve me një vizion të qartë për një politikë të ndershme dhe progresive, edhe pse shumica qoftë nga inati apo padija nuk mund ta kuptojnë teknikën e tij të veprimit politik! MeDoktorin”, ka komentuar Nuhiu.
Së fundmi lideri i ASH-së dhe ministër i shëndetësisë, Arben Tarvari ka bërë të ditur se në shëndetësi rritja e rrogave në shëndetësi ka arritur në 17.8%, që është rritje më e lartë në historinë e vendit. (PressOnline.al)



