Kryeministri Hristian Mickoski, i cili në Qeveria ka takim me liderin e opozitës, LSDM, venko Filipçe, në rrjetet sociale shkroi shkurt se po bisedohet për ngjarjet aktuale dhe se përgjegjësi, pjekuri dhe ndershmëri i nevojiten gjithnjë e më shumë Maqedonisë.
“Takim ku diskutojmë për aktualitetin dhe nga i cili dua të dihet se përgjegjësia, mençuria dhe ndershmëria janë më se të nevojshme në Maqedoni”, shkruan në Facebook Mickoski, kryeministër dhe lider i VMRO-DPMNE-së në pushtet, përcjell PressOnline.al
Takimi po mbahet me iniciativën e Filipçes, i cili, siç është paralajmëruar, kryeministrit dhe liderit të VMRO-DPMNE-së do t’ia sqarojë planin e tij për strategjinë afatgjatë për shtetin, e cila do të përgatitej përmes dialogut politik.
Filipçe para takimit në një deklaratë për media tha se pret një dialog konstruktiv.


