FIFA lëshon dorën, një miliard dollarë shpërblim në Kupën e Botës për Klube

featured
Press Online
05 Mars 2025, 20:25

FIFA do të japë një miliard dollarë në total si çmim për Kupën e Botës për Klube që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, sipas Sky Sports.

Kjo shifër tejkalon shpërblimin e dhënë nga FIFA për Kupat e fundit të Botës për meshkuj dhe femra.

FIFA nuk ka zbuluar detaje të plota se si planifikon të financojë turneun inaugurues me 32 ekipe, por ka siguruar marrëveshje sponsorizimi dhe transmetimi.

Shërbimi britanik i transmetimit DAZN ka siguruar të drejtat ekskluzive globale të transmetimit për turneun në dhjetor, me kontratën e raportuar që vlen rreth një miliard euro.

Gjithashtu, FIFA ka siguruar marrëveshje sponsorizimi me marka të mëdha si Coca-Cola, Bank of America, kompania kineze e elektronikës Hisense dhe prodhuesi belg i birrës AB InBev.

Interesant është fakti që Kupa e Botës për meshkuj e FIFA-s 2022 në Katar kishte një shpërblim total prej 440 milion dollarësh, ndërsa Kupa e Botës për femra e FIFA-s 2023 në Australi dhe Zelandë të Re dha 110 milionë dollarë.

Ndërkohë, Liga e Kampionëve me formatin e ri prej 36 klubesh, do të shpërndajë 2.47 miliard si shpërblim këtë sezon.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter