Progres raporti i Bashkimit Europian mbi ecurin e reformave të ndërrmara nga Shqipëria si kritere për rrugën e integrimit, për kryeministrin Edi Rama është më i miri që shqipëria ka patur ndonjëherë.
Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, ambasadori i BE Silvio Gonzato u shpreh vlerësues ndaj Shqipërisë dhe veçanërisht ndaj punës së SPAK në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
“Raporti i këtij viti del në kontekst të favorshëm , sepse çelen negociatat për grup kapitujt themelorë. Unë nuk do të lodhem kurrë duke thënë se ky është moment kyç. Komisioni evropian votoi dje atë që do iu çel rrugën për më afër BE, në paketën e zgjerimit vërehet ecuria e Shqipërisë. Vendi ruan bilancin e harmonizimit në politikën e jashtme të BE. Komisioni sheh një mundësi për të përshpejtuar procesin për në BE. ashtu siç komunikata tha , komisioni mbështet kap 6 drejt fundit të këtij viti me marrëdhëniet me jashtë, por edhe për ti përmbyllur të gjitha deri në 2027. Këto mund të bëhen realitet nëse vazhdoni të punoni kështu, me luftën kundër korrupsionit, reformat. Lirinë e medias. pronat. Shumica e shqiptarëve duan që Shqipëria të futet në BE dhe ne nuk duam ti zhgënjejmë”, tha Gonzato.
Shefi mazhorances beson se raporti është dokumenti më real dhe i bazuar në fakte për progresin e vendit dhe afrimin me BE.
“Unë e kam thënë më shumë se në një rast, raporti për mua është dokument më i plotë dhe më i besueshëm që Shqipëria merr dhe mbi të cilin në referohemi fjali për fjali në kuptimin e plotë, është i vetmi që bazohet në fakte jo në perceptim dhe që i referohet fakteve në dritën e parimeve. Më vjen mirë që ne sot marrim një raport shumë pozitiv, më pozitiv i gjithë këtyre viteve dhe i tillë sepse ashtu ka qenë ecuria eventit dhe konferenca e dytë afirmoi njohjen nga të gjitha vendet e be për përparimet e vendit në këtë fazë. Raporti është real dhe i balancuar dhe shënjon me përpikëri piketat e mëtejshme dhe çështjet ku duhet të përqendrohemi, që ishin shumë të qarta”, tha Rama.
Kreu i qeverise tha se Shqipëria do të vijojë të punojë për përmirësimin e fushave të tjera për të përafruar afatet e procesit të anëtarësimit në BE, ndërsa sqaroi se opozita e ka derën e hapur për diskutim
“Deri ditën kur do jem në këtë detyrë, s’do jetë problem shumica për t’u ulur në tryezë dhe diskutuar. Diskutimet bëhen përmes gjuhës dhe jo krahëve, këmbëve, gjokseve dhe muskujve. Kjo është shumë e thjeshtë”, u shpreh kryeministri.
Në të njëjtin mendim ishte edhe ambasadori Gonzato…
“Shpresoj se do gjendet një rrugë për ta riangazhuar opozitën. Kjo kërkon edhe gatishmëri dhe angazhim nga të dyja palët, jo vetëm nga ana e qeverisë”, tha Gonzato.
Pvarasisht se në progresraport thuhet se Komisioni është i gatshëm të mbështesë objektivin ambicioz për të mbyllur negociatat deri në fund të 2027, kryeministri Edi Rama pranoi se po punohet pasi ka ende pika për tu mbushur. /vizionplus.tv


