Mickoski: Janë të padrejta kushtet që i janë vendosur Maqedonisë së Veriut

featured
Press Online
26 Shtator 2024, 17:44

Vendimi i Brukselit për ndarjen e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në rrugën drejt BE-së, për kryeministrin Hristijan Mickoski është mesazh i keq për popullin që jeton në vend. Ai thekson se janë të padrejta kushtet të cilat i imponohen Maqedonisë dhe vlerësoi se bëhet fjalë për diktat dhe porositi që “askush nuk duhet të kushtëzoj për lëshime kombëtare”. Ai këmbëngul se, në kurriz të lëshimeve kombëtare dhe identitare, pa garanci, nuk duhet të pranojmë kushte.

“Për mua ky është diktat. Nëse ky është kushti që Maqedonia të vazhdojë negociatat – atëherë jo, faleminderit. Ne duam të bisedojmë, jemi të gatshëm të bisedojmë aq sa duhet për të gjetur një zgjidhje. Le të përfundojmë procedurën, kemi një numër prej 80 deputetësh, por ato ndryshime duhet të jenë të vlefshme dhe efektive kur Bullgaria të ratifikojë protokollin e anëtarësimit për ne në BE. Unë e ofrova atë në Bruksel. Jam konstruktiv – po, ofroj sugjerime – po, jam gati të bisedoj”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministri i RMV-së.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter