Arrestohet një i mitur në Prizren, shpërndante në rrjete sociale përmbajtje të keqpërdorimit seksual

Press Online
09 Gusht 2024, 14:31

Një i mitur është arrestuar në Prizren për shkak se shpërndante në rrjete sociale materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual.

Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i mituri është liruar në procedurë të rregullt.

“Njësitet relevante pas hetimeve të zhvilluara ka identifikuar dhe ka arrestuar të dyshuarin e mitur, pasi i njëjti në vazhdimësi në rrjete sociale ka shpërndarë materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter