Për të 12-tën herë dorëzohen dosje në Kushtetuese për kompensimin e dëmeve te luftës

featured
Press Online
09 Gusht 2024, 13:13

Për të 12-tën herë, Organizata Joqeveritare “Ngritja e Zërit” ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës dosjet rreth vlerësimit të kushtetutshmërisë se aktit juridik të Gjykatës Supreme, me rastin e refuzimit të padisë për kompensimin e dëmeve të luftës.

Drejtori i kësaj OJQ-je, Jahir Bejta në emisionin “Rreth e Rrotull” të RTV Dukagjini tha se me refuzimin e kërkesave të tyre, gjykatat e rregullta kanë bërë shkelje.

Edhe përkundër refuzimit, Bejta theksoi se do të këmbëngulin në kërkesat e tyre deri atëherë kur edhe do të kompensohen dëmet e luftës.

Ai ka theksuar se “padrejtësisht palëve të dëmtuara në cilësinë e palëve paditëse është duke u mohuar e drejta e garantuar, qasja në drejtësinë vendore” sepse siç thotë ai për këtë punë janë gjykatat.

“Sot është hera e 12-të që dorëzojmë dosje në Kushtetuese pas shterjes së vendimeve nga Gjykata Supreme. Kërkojmë kompensimin e dëmeve të luftës, në cilësinë e viktimave. Për dëme janë gjykatat tona dhe për këtë viktimat duhet të kenë qasje në drejtësinë vendore”, ka deklaruar Bejta.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter