Qeveria e Kosovës ka reaguar pas kritikave të shumta, përfshirë ato nga ana e ndërkombëtarëve, lidhur me miratimin e Projektligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM).
Ligji, i sponsorizuar nga Zyra e Kryeministrit, nga e Qeverisë thuhet se ka qenë i kërkuar prej vitesh nga Bashkimi Evropian, por ka shkaktuar shqetësime për shkak të disa masave të tij, përfshirë licencimin dhe monitorimin e mediave online, si dhe gjobat deri në 40 mijë euro.
Në një deklaratë në Facebook, Qeveria e Kosovës ka theksuar se ky Ligj sjell barazi dhe konkurrencë të shëndoshë në tregun medial.
“Na injoruan”, ndërkombëtarët kritikojnë ashpër VV-në, pas miratimit të Ligjit për KPM-në
Sipas reagimit tè tyre, ligji përcjell direktivën për Shërbimet e Mediave Audiovizuale (AVMS) të Bashkimit Evropian, e hartuar nga ekspertët e BE-së.
Gjatë konsultimeve publike, thuhet se janë përfshirë shumë palë të interesuara, përfshirë ekspertë të fushës, pjesëtarë të medias dhe shoqërinë civile, për të siguruar që shqetësimet të adresohen në mënyrën më të mirë të mundshme.
Edhe LDK-ja paralajmëron dërgimin në Kushtetuese të ligjit për KPM-në dhe KPK-në
Qeveria ka theksuar se Ligji është miratuar mbi parime të respektimit të plotë të direktivës AVMS, harmonizimit të tij me legjislacionin në fuqi dhe sigurimit të zbatimit të të drejtave dhe përgjegjësive të mbikëqyrura nga një organ i pavarur kushtetues, pra KPM.
Lidhur me gjobat e parapara, Qeveria ka thënë se ato janë harmonizuar me Ligjin në fuqi për Kundërvajtjet, duke synuar sigurimin e zbatimit efikas të ligjeve kombëtare.


