Herë pas here ka disa momente në kampionatet e futbollit që mbeten vërtetë në histori. I rezistojnë kohës e po ashtu do të përfliten për dekada të tëra.
Lista e këtyre çasteve është e gjatë për t’i përmendur të gjitha me radhë, por do të veçojmë këtë të fundit që ka përfshirë të madhe të vogël në Euro 2024, golat e Lamine Yamal. Loja e tij befasuese për moshën e tij vetëm 16 vjeç, theu rekordin sfidën e mbrëmshme të gjysmëfinales Spanjë- Francë duke mundur kampioin Mbappe.
Me Spanjën pas rezultatit 1-0, Yamal bëri një goditje të shkëlqyer nga jashtë zonës në këndin e sipërm për ta dërguar atë në librat e historisë. Në moshën 16 vjeç e 362 ditë ai u bë futbollisti më i ri që shënoi në historinë e turneut dhe i la tifozët të mahnitur.
Dhe jo vetëm tifozët që e ndiqnin, por tashmë e gjithë bota është duke folur për të.


