Analisti politik, Dibran Hoxha është shprehur i bindur se reagimi i Serbisë duke bllokuar kosovarët në kufi pas hapit të parafundit drejt anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës është të tregojë tregon forcën e saj destruktive.
Hoxha ka theksuar se reagimi i Serbisë ka për qëllim të sinjalizojë bashkësinë ndërkombëtare se Serbia është e gatshme të shkelë Marrëveshjen për çdo qëllim të vet, gjë që përkeqëson situatën dhe e bën të pamundur përparimin në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka shtuar se është e rëndësishme që bashkësia ndërkombëtare të veprojë në mënyrë të qartë për të dënuar sjelljen destruktive të Serbisë.
“Ata janë duke e sinjalizuar bashkësinë ndërkombëtare duke i thënë që nëse nuk është kusht Asociacioni, sepse zyrtarët e Qeverisë së Serbisë thanë që nëse Kosova pranohet në KiE Asociacioni nuk do të bëhet, ata ishin të bindur por ke një lloj sinjalizimi që ne këtë po e kërkojmë. Atë se çfarë po e bën Serbia, është me tregu forcën e saj destruktive dhe në këtë vazhdë BE-ja e tha që Serbia duhet ta respektoj marrëveshjen, janë një lloj dënimi se Serbia shkel marrëveshjen… Reagimi i Serbisë tregon që ajo është destruktive”, ka deklaruar Hoxha në Debat Plus.


