LSDM ka akuzuar kryeministrin Hristijan Mickoski se po përdor kërcënimet me ndjekje penale për të heshtur opozitën lidhur me rastin e Alta Bankës.
Në një konferencë për media, përfaqësuesja e partisë, Natasha Popoviq, deklaroi se Mickoski dhe guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski, duhet të mbajnë përgjegjësi për hyrjen e bankës në tregun maqedonas dhe zhvillimet e fundit.
LSDM vlerëson se kallëzimet penale ndaj përfaqësuesve të saj përbëjnë presion ndaj opozitës dhe rrezikojnë lirinë e shprehjes dhe debatin demokratik.


