Aktori i njohur i Hollivudit, Sylvester Stallone, ka shprehur publikisht dashurinë dhe mirënjohjen për bashkëshorten e tij, Jennifer Flavin, përmes një postimi në rrjetet sociale. Ylli 79-vjeçar publikoi në orët e para të së premtes, më 6 nëntor, tri fotografi ku shfaqet së bashku me partneren e tij, të shoqëruara me një mesazh të veçantë.
“Jam shumë mirënjohës që kam Jennifer pranë meje çdo ditë”, shkroi Stallone në përshkrimin e fotove, duke shprehur vlerësimin për bashkëshorten. Çifti u martua në maj të vitit 1997 dhe prej atëherë ka ndërtuar një familje së bashku. Ata kanë tri vajza: Sofia, Sistine dhe Scarlett.
Stallone ka folur hapur për mënyrën se si ka ndryshuar këndvështrimi i tij ndaj suksesit gjatë karrierës, duke pranuar se dikur e kishte të vështirë ta shijonte atë që kishte arritur. Në moshën 80-vjeçare, aktori dhe regjisori po reflekton mbi 50 vite nga suksesi i “Rocky”, filmi që e shndërroi në një prej emrave më të njohur të Hollywood-it. Stallone ka treguar se, në vitet e para të famës, ishte i përqendruar te nevoja për t’u dëshmuar të tjerëve se mund t’ia dilte.
Kur isha në të 30-at, isha shumë i përqendruar te prova e vetes. Kjo më bënte të paqëndrueshëm, të zemëruar dhe hakmarrës.


